Deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
   Deklaratë për shtyp
 ⛔️ Dhunës së Bluzave të Bardha!
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dënon me ashpërsi dhunën e ushtruar ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në krye të detyrës në ambjentet e spitalit infektiv!
Dhuna e përsëritur ndaj ekipit mjekësor, aq me tepër ndaj një mjeke, që po asistonte një të sëmurë, në çastet e fundit është e patolerueshme!
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë bën thirrje për rritjen e masave të sigurisë në ambjentet spitalore dhe i bën apel qytetarëve, mediave dhe të gjithë aktorëve socialë, administrativë dhe politikë të solidarizohen në dënimin e dhunës ndaj bluzave të bardha, duke qenë të bindur që punonjësit e shëndetit do të vazhdojnë të japin më të mirën, në kujdesin ndaj publikut!
Kush ngre dorën apo simulon dhunën ndaj bluzave të bardha, ka goditur dhe godet shëndetin e çdo qytetari të Shqipërisë!