Elsevier Research Connect 2022

Elsevier Research Connect 2022

Në ambjentet e sallës së Këshillit të Profesorëve, Rektorati UMT, sot më datë 04 tetor 2022, ora 12:00 u organizua një takim me përfaqësues të zyrës rajonale të Elsevier.
Ishin të ftuar staf akademik dhe specializantë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga zv. Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Suela Këlliçi.
Përfaqësueset e Elseiver znj.Helena Paczuska dhe znj.Katarzyna Patyrak diskutuan mbi publikimet shkencore, integritetin në kërkimin shkencor, metodologjitë e kërkimit, rritjen e vizibilitetit të autorëve, etj.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe rreth përmbajtjes së databazës Scopus,  e-books si dhe mundësive të abonimeve në Elsevier.
Takimi u përmbyll me diskutimet e të pranishmëve dhe mundësinë për vijimin e bashkëpunimit në të ardhmen.