HOMAZH PËR PROF. ASC. LUTER KRESHPA

HOMAZH PËR PROF. ASC. LUTER KRESHPA

Me hidhërim të thellë, njoftojmë se u nda nga jeta mjeku dhe pedagogu i shquar Prof. Asc. Luter Kreshpa.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, studentëve dhe të gjithë miqve të shumë dhe ndan me familjen Kreshpa dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre.
Prof. Asc. Luter Kreshpa ka shërbyer për vite me rradhë si mjek kirurg në Shërbimin e Kirurgjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe ka qenë për një periudhë të gjatë pedagog i nderuar në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ai ka qenë Shef Pavioni në Klinikën nr. 3, sot Shërbimi i 3-të i kirurgjisë së përgjithshme dhe digjestive. Prof. Asc. Luter Kreshpa ka qenë një nga pedagogët më të vjetër të katedrës së kirurgjisë speciale, që sot është Departamenti i Kirurgjisë.
Në punën e tij të palodhshme disavjeçare si pedagog dhe si mjek, Prof. Asc. Luter Kreshpa ka dëshmuar një përkushtim dhe profesionalitet të lartë, ku vlerat e tij të mëdha shkencore spikasin me botimet e shumta në fushën e kirurgjisë. Gjithashtu, ai ka qenë një ndër personalitetet më të shquara profesionale të kirurgjisë, duke shërbyer për vite me rradhë në shërbim të pacientëve me humanizëm dhe devotshmëri. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bën homazh këtij personaliteti të shquar të Mjekësisë Shqiptare. Kontributi i tij mësimdhënes dhe puna e palodhshme shkencore, na bëjnë të jemi të gjithë krenar dhe mirënjohës për këtë personalitet të shquar.

Ngushëllime të sinqerta,

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 04.07.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *