“Java e Inovacionit ne Universitetin e Mjekesise, Tirane” 12-14 Maj 2014

“Java e Inovacionit ne Universitetin e Mjekesise, Tirane” 12-14 Maj 2014

  

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, organizon në datat 12-14 Maj 2014 aktivitetin “Java e Inovacionit në UMT”.

Në sajë të nismës së Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike “Java e Inovacionit”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njëkohësisht me universitetet e tjera publike në Republikën e Shqipërisë, hap dyert për të gjithë studentët e maturave që janë të interesuar të njohin nga afër UMT-në. Në këtë takim treditor, maturantët do të kenë mundësi të informohen mbi aktivitetin didaktik, shërbimet online, procedurat universitare dhe programet e studimit që ofrohen nga ky universitet. 

Aktiviteti do të zhvillohet në Rektoratin e UMT-së, salla e prezantimeve, në orarin 12.00-18.00. Ftohen në këtë aktivitet maturantët e interesuar, si dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që kanë dëshirë të kontribojnë për të njohur më mirë maturantët me jeten akademike në UMT. 

 

REKTORATI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *