KRITERET E PUNËSIMIT PËR “INXHINIER BIOMEDICAL” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

KRITERET E PUNËSIMIT PËR “INXHINIER BIOMEDICAL” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin 80/2015,”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësise, kërkon të punësojë një inxhinier biomedical për vlerësimin e aparaturave mjekësore që duhen nxjerr nga përdorimi.

 Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë si më poshtë:

 

  1. Të ketë diplomë në nivelin Master Shkencor në degën inxhinjeri biomjekësore;
  2. Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

 

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe nje
  5. Njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  6. Fotokopje të librezës së punës .punë të noteruar);

 

Mosparaqitja  e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 08/07/2019 – 12/07/2019.