KUOTAT E PRANIMIT DHE PROCEDURA E APLIKIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

KUOTAT E PRANIMIT DHE PROCEDURA E APLIKIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 39, datë 06.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 26, datë 18.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016″”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi ndryshimet në Udhëzimin Nr. 26, datë 18.08.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016”si më poshtë:

  1. Në pikën 6, data “22 Shtator 2015” zëvendësohet me datën “7 Tetor 2015”;
  2. Në pikën 7, periudha “23 shtator deri në 1 tetor 2015” zëvendësohet me periudhën “deri më 15 tetor 2015:’ dhe data “2 tetor 2015” zëvendesohet më datën “16 tetor 2015”;
  3. Në pikën 9, data “6 tetor 2015” zëvendesohet më datën “22 tetor 2015”;
  4. Në pikën 10, periudha “7 tetor 2015 deri më 12 tetor 2015” zëvendesohet me përiudhen “23 tetor 2015 deri më 27 tetor 2015” dhe data “16 tetor 2015” zëvendësohet me datën “30 tetor 2015”.

Në bazë të njoftimit, datë 06.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, informohen kandidatët nga Trojet Shqiptare që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, si më poshtë:

“Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, që kanë aplikuar brenda afateve për ndjekjen e studimeve tё ciklit tё parё të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”, por nuk janë shpallur fitues në raundin e parë të përzgjedhjes, të dërgojnë preferencat e tyre me postë elektronike (e-mail) në adresat lajda.bana@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al lidhur me rishpërndarjen eventuale të kuotave për vendet që rezultojnë vakante pas shpalljes së fituesve në raundin e parë.

Aplikimi duhet të përmbajë shprehjen e tre preferencave në rend preferencial zbritës, si më poshtë:

Preferenca 1: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 2: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 3: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;

Aplikimi mund të kryhet deri në datën 14 tetor 2015″.

Linku direkt: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet-qe-nuk-jane-shpallur-fitues-ne-raundin-e-pare

Për më tepër informacione dhe konsultim:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 08.10.2015

 

 

 

 

—————————————————————————————————————-

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

 

Në bazë të Urdhërit Nr. 294 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 17.08.2015 “Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, dhe të ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave i integruar” që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË 

FAKULTETI

PROGRAMI I STUDIMIT

KOSOVË

MALI I ZI

MAQEDONI

PRESHEVË

BUJANOVC

MEDVEGJË

Fakulteti i Mjekësisë

Mjekësi e Përgjithshme

 

1

 

3

3

1

Fakulteti i Farmacisë

Farmaci

     

3

2

 

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Stomatologji

1

   

3

3

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri e Përgjithshme

 

2

2

7

12

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Mami

           

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Teknikë e Lartë Laboratori

 

1

   

3

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fizioterapi

 

1

2

1

3

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Logopedi

 

2

1

 

2

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Imazheri

2

1

 

1

3

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016″Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, dhe të ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave i integruar”si më poshtë:

  • Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, aplikojnë direkt pranë sekretarive mësimore të pesë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), nga data 24 Gusht 2015 deri më datë 7 Shtator 2015, sipas kuotave të përcaktuara në pikën 2 të Vendimit nr. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave. 
  • Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: 
    1. Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/deftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, si dhe dokumentin e njohjes në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posacëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollen e mesme në Shqipëri dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore;
    2. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
    3. Dy fotografi;
    4. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojces nr. 1 të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015;
    5. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, per llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Brenda datës 22 shtator 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të përcjellë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë listën e kandidatëve të përzgjedhur për të vijuar me regjistrimin e kandidatëve në programet përkatëse të studimit. Ministria e Arsimit dhe Sportit do të publikojë në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
  • Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën 23 shtator deri në 1 tetor 2015.
  • Në përfundim të procedurave të seleksionimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit vlerëson mundësinë e rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh. Mund të përfitojnë nga kuotat e rishpërndara kandidatët të cilët kanë aplikuar pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë brenda datës 7 shtator 2015 dhe nuk kanë rezultuar fitues në raundin e parë të shpërndarjes së kuotave.
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit procedon me përcaktimin e emrave të kandidatëve në programet ku janë rishpërndarë kuotat dhe brenda datës 6 tetor 2015 i përcjellë pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë listat e kandidatëve fitues. Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
  • Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën nga data 7 tetor 2015 deri më 12 tetor 2015, duke paraqitur dokumentet përkatëse, sipas pikës 3 të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015.

 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Publikuar më 20.08.2015

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *