Please select your page

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, informon se nё vijim tё iniciativёs sё Deputetes sё Bundestagut, Zonjёs Iris Eberl, pёrfaqёsuese e CSU nё Parlamentin Gjerman, nё datat 12-14 mars 2017, u zhvilluan takime dhe biseda ndёrmjet pёrfaqёsuesve tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, tё pёrfaqёsuar nga Dekania, Prof. As. Edit Xhajanka, dhe Prof. As. Merita Bardhoshi, Znj. Iris Eberl dhe Drejtorit tё Qendrёs Universitare "Charite' Berlin", Prof. Florian Beuer.
Nё qendёr tё bisedimeve ishte tematika e bashkёpunimit ndёrmjet Klinikёs Universitare "Charite' Berlin", Klinikё Universitare e njohur nё Protetikёn Dentare nё Gjermani, dhe Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, Tiranё. Bashkёpunimi do tё shtrihet nё fushёn akademike, me shkёmbim tё lektorёve, veçanёrisht me pёrcjelljen e pёrvojёs sё shquar tё akademikёve gjermanё, nё shkёmbim tё studentёve ndёrmjet dy Institucioneve Universitare, si dhe nё drejtim tё thellimit tё kёrkimit shkencor, nёpёrmjet zhvillimit tё work-shopeve dhe Konferencave tё ndryshme shkencore. Gjithashtu, pritet miratimi nga GIZ, Ministria Federale Gjermane, i njё projekti tё pёrbashkёt dy vjeçar ndёrmjet dy Institucioneve, kryesisht nё specialitetin e Protetikёs Dentare. Nё mbёshtetje tё kёtij bashkёpunimi do tё jetё edhe Ambasada Shqiptare nё Gjermani.
Pikёnisje e materializimit tё kёtij bashkёpunimi do tё jetё Konferenca e Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, e organizuar nё kuadrin e Konferencёs sё UMT, nё datat 21-23 prill 2017. Nё kёtё Konferencё do tё kemi privilegjin e madh tё kemi midis nesh Deputeten e shquar, Znj. Iris Eberl, si dhe profesorё tё shquar dhe pёrfaqёsues tё Qendrёs Universitare "Charite' Berlin", si Prof. Florian Beuer, Prof. Peter Pospiech, Dr. Philipp Eberl, etj, tё cilёt janё njёkohёsisht edhe lektorё nё kёtё Konferencё.
Gjatё ditёve tё qёndrimit nё Tiranё, janё parashikuar takime tё Deputetes gjermane Eberl dhe tё profesorёve tё nderuar gjermanё me personalitete zyrtare dhe Ministra tё Qeverisё Shqiptare, me Rektorin e Universitetit Mjekёsor tё Tiranёs, Prof. Arben Gjata, pёr tё thelluar dhe pёr tё vazhduar mё tej bashkёpunimin e nisur.
Nё emёr tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, Dekanati shpreh mirёnjohjen e thellё dhe njё falenderim tё veçantё pёr Zonjёn Iris Eberl, pёr Prof. Florian Beuer dhe stafin e tij tё mrekullueshёm si dhe pёr Ambasadorin e Shqipёrisё nё Gjermani, zotin Artur Kuko
. 

   

   

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 24.03.2017


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ka nderin e veçantë të informojë se më datë 08 mars 2017, në ditën ndërkombëtare të gruas, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SHTZ. Bujar Nishani, dekoroi profesoreshën e nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe shkencëtaren e shquar të fushës së neurologjisë, Prof. Dr. Jera Kruja, me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", me motivacionin: "Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar prej disa dekadash si mjeke e shquar, si pedagoge e përkushtuar dhe e palodhur dhe si përfaqësuese dinjitoze e gruas intelektuale dhe shkencëtares shqiptare edhe në arenën ndërkombëtare".

Prof. Dr. Jera Krujaështë një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, mjekësisë, pedagogjisë dhe të kulturës shqiptare. Ajo mban pozicionin e Shefes së Shërbimit të Neurologjisë dhe prej më shumë se 30 vitesh është pedagoge e nderuar e lëndës së Neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe është mjeke neurologe, e cila shërben me përkushtim pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë (QSUT).

Prof. Dr. Jera Kruja ishte Rektorja e parë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, që nga krijimi i tij në vitin 2013 dhe deri në muajin mars të vitin 2014. Ajo krijoi figurën e femrës intelektuale që punon me përkushtim në pozicionin e vështirë të një rektori dhe punoi e kontribuoi me devotshmëri të lartë për krijimin e bazave dhe mbarëvajtjes së punës së një universiteti të ri, që është ndër më të rëndësishmit në vend. Që nga viti 2014, Prof. Dr. Jera Kruja është Përfaqësuesja e Kontinentit të Evropës në Federatën Botërore të Neurologjisë.  Gjithashtu, për vite me radhë, Prof. Kruja ka qenë Presidente e Shoqatës së Neurologjisë Shqiptare dhe është anëtare e Komitetit Shkencor të Shoqatës Evropiane të Neurologjisë.

Kontributi shkencor i Prof. Dr. Jera Krujës në fushën e mjekësisë dhe të neulologjisë në veçanti, ka vlera të veçanta për kombin tonë. Shkrimet shkencore të saj janë të publikuara në revistat më të njohura ndërkombëtare dhe gëzojnë një impakt të gjërë në sferën akademike botërore. Ajo është shëmbulli më i mirë i gruas së përkushtuar, e cila punon për një mjekësi të fortë, shkencore e të zhvilluar në nivelet bashkëkohore.

Dekorimi i Prof. Dr. Jera Krujës me titullin "Mjeshtër i Madh" është një vlerësim për punën e saj të palodhur profesionale dhe ekspertizën e lartë në shërbim të pacientëve, në fushën e mjekësisë, të pedagogjisë dhe të shkencës. Është një nder i madh për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, që ky personalitet i lartë jep kontribut të vyer në përgatitjen shkencore dhe didaktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.03.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të interesuarit mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Kursin “Pain Therapy: A Multidisciplinary Pain Course", që do të organizohet nga Lidhja Europiane Kundër Dhimbjes (EULAP) në Zurih, Zvicërr, në datat 11-14 shtator 2017. Kursi do të zhvillohet nga një ekip specialistësh që përfshinë anesteziologë, neurologë, reumatologë, psikiatër, psikologë, pharmacologë klinike, avokatë e të tjerë.

Informojmë të interesuarit, që për pjesëmarrësit nga Shqipëria EULAP ka planifikuar për të dhënë disa bursa prej 250€ të cilat do të mbulojnë taksën e regjistrimit në këtë kurs. Kandidatët të cilët aplikojnë për bursë duhet të plotësojnë dy formularët e mëposhtëm:

Leksionet do të mbahen mbi aspekte të ndryshme të dhimbjes sipas programit të mëposhtëm:

 

 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit:

http://www.eulap.org/ 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 06.03.2017



Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar
 mbi thirrjet e hapura, me bursë, të ofruara nga universitetet Gjermane për studentë me formim në fushën e mjekësisë së përgjithshme, që dëshirojnë të aplikojnë në ciklin e tretë të studimeve "Doktoratë" në profilet mjekësore të shpallura, si më poshtë: 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 08.03.2017


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar se Instituti Gulbenkian i Ciencias, Oeiras, në Portugali, ka hapur thirrjen për studentë doktorate "Call for PhD students" në fushat e biologjisë dhe biomjekësisë

Si më poshtë do të gjeni informacionin e detajuar :

Applications for the 2018 class of the Instituto Gulbenkian de Ciência (IGC) PhD programme in Integrative Biology and Biomedicine are open until March 15th.

The programme normally accepts 8 to 12 students each year. Selected students receive full tuition and stipend support for up to 48 months.

To apply:

Applications are made exclusively through an online platform

https://pages.igc.pt/ibb2017/en/login/?next=/ibb2017/en/application/personal/

Applications should be submitted only in English.

Applicants need to provide the following elements:

1- List of degrees with their respective names, granting institutions and classification,

2- Motivation letter

3- Names, contacts and description of academic/professional tie to the candidate of, at least, 2 references. These will be contacted directly by the programme to provide their letters of reference.

Selection:

A panel of no less than five IGC Principal Investigators reviews all applications using the elements provided by the applicant and the letters of reference. In a first round of selection, candidates will be ranked and accordingly invited or not for an interview.

The criteria for this ranking will be:

1- Strength of the academic, scientific and professional (if applicable) CV (40%)

2- Motivation letter (40%)

3- Letters of reference (20%)

Because of the high number of applicants, less than one third of candidates are selected for interview. All interviews are in English, and are conducted by a panel of four Institute researchers and the PhD programme Director. Foreign candidates, or those not currently living in Portugal, will be interviewed by Skype (preferentially) or phone, or may be invited to visit the IGC.

The interviewed candidates will be re-ranked taking into account:

1- Mark from previous round of ranking (50%)

2- Interview (50%)

Eligibility:

Candidates of any nationality may apply, and there are no age restrictions. We do require a Master's degree from candidates applying from countries within the Bologna agreement region, or those with similar undergraduate programs (3 year programs).

Candidates from a Bologna agreement country who received their degree prior to the implementation of the agreement are normally eligible, and should contact the office of the PhD programme for information on their specific case. If you are applying from a country with a 4 or 5-year university degree program, you are also eligible. The necessary degrees listed above do not have to be completed at the time of the application but will have to be concluded before the beginning of classes. If accepted, students must provide proof of completion of the necessary degrees (see above) before August of the application year.

Candidate profile:

We seek highly motivated students, with total commitment to the pursuit of answers to original questions in a multidisciplinary environment. The IGC PhD Programme welcomes applications from candidates with university degrees in any field, including those outside the life sciences.

Research at the IGC (In House Groups) revolves around four main axes: Evolutionary Biology, Quantitative Biology, Integrative Cell and Developmental Biology and Immunobiology. The broad-scoped nature of the IGC research programme favours original approaches to outstanding biological questions that promote bridges across different disciplines and methodologies.

In this light, the PhD Programme welcomes applications from applicants with strong quantitative backgrounds, such as Physics and Mathematics, Engineering, Statistics and Computer Sciences. Obviously, this by no means limits the Programme´s interest in applications from Medical Doctors, Biologists, Biochemists, and all life sciences fields.

Available labs:

Not all labs at the IGC will be necessarily taking new students every year. For the year 2018 it is expected that the vast majority (>80%) of laboratories will be accepting new PhD students.

Afati i fundit për aplikim është data: Deadline: 15 mars 2017.

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit: 
http://www.igc.gulbenkian.pt/education/ibbprogramme/apply

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 06.03.2017


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×