Please select your page

 

Në kuadër të nismës për të celebruar Ditën Botërore të Zgjedhjeve në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), organizon për të tretin vit radhazi "Konferencën Botërore të Zyrtareve Zgjedhorë", më datë 2 shkurt 2017.

Ky aktivitet mbledh personalitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në një ditë të hapur (open day) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Në këtë aktivitet do të mbahet një leksion i hapur nga Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Denar Biba që do të zhvillohet në orën 13:00 për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

KQZ përmes programeve dhe veprimtarive të ndryshme synon të forcojë kulturën zgjedhore tek të gjithë shtetasit, duke u fokusuar veçanërisht tek të rinjtë për t'i sensibilizuar ata për rëndësinë, vlerën dhe forcën e votës në proceset demokratike të vendit. Takimet me të rinjtë, bashkëbisedimi me ta, janë një nga format më eficente për edukimin zgjedhor të tyre, për të ndikuar në zbehjen e fenomeneve negative si mospjesëmarrja në votime, ndikimi i vullnetit apo votimi familjar.

Dita Botërore e Zgjedhjeve është caktuar të jetë e enjtja e parë e çdo shkurti, vendosur kjo nga "Konferenca Botërore e Zyrtareve Zgjedhore", mbajtur ne vitin 2005. Veprimtaritë për edukimin zgjedhor që KQZ organizon në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, marrin një simbolikë të veçantë, në kontekst edhe të rëndësisë së kësaj dite.

Ftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë aktivitet.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 01.02.2017


 

Sot, më datë 27.01.2017, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në një takim pune delegacionin e përfaqësuesve të universiteteve partnere në kuadër të projektit evropian të fituar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë "Euscreen" (2017-2021)nën Programin e Bashkimit Evropian "Horizon 2020". Konsociumi i universiteteve udhëhiqet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit (Hollandë) dhe mbledh së bashku universitetet më prestigjioze evropiane, si Universitetin e Sheffield (Angli), Universitetin e Reading (Angli), Institutin Karolinska (Suedi)Universitetin Johann Wolfgang Goethe të Trankfurtit në Main (Gjermani)Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Iuliu Hatieganu Cluj-Napoca (Rumani), Drejtorinë e Asistencës Sociale Mjekësore (Spanjë), Fondacionin e bashkëpunimit publik-komunitet për studime euscreen (Hollandë).

Takimi u hap nga Zv. Rektore Prof. Dr. Anyla Bulo, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe u uroi ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë suksese në zhvillimin e projektit.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe prezantimi i etapave të projektit në Shqipëri u krye nga koordinatorja e Projektit Prof. Asc. Birkena Qirjazi, Pedagoge e Departamentit të ORL-Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë. Me anë të këtij projekti do të realizohet depistimi neonatal i dëgjimit në dy Maternitetet e Tiranës, në atë të Kukësit dhe të Pogradecit, si dhe në tre qendra shëndetësore (nga një për çdo rreth) dhe do të diagnostikohen rastet e uljes së dëgjimit për bebet dhe rehabilitimin e atyre me probleme. Të dhënat shkencore që do të mblidhen do të analizohen nga stafi i universiteteve partnere dhe do të mundësohet ekspertiza më e mirë për efikasitetin e diagnostikimeve.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 27.01.2017


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bazë të njoftimit të Bordit Organizativ të Universitetit "Aristoteli" të Selanikut, në Greqiinformon studentët dhe pedagogët e interesuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konferencen ndërkombëtare "Mjekesia, Ligji dhe Interneti", e cila do të zhvillohet në Selanik, Greqi, në datat 4 - 6 maj 2017.

International Conference on “Medicine, Law and the Internet”

The Aristotle University of Thessaloniki, Laboratory for the Research of Medical Law and Bioethics, the Bar Association of Thessaloniki and the Medical Association of Thessaloniki are organising their 1st International Conference on “Medicine, Law and the Internet”. It will be held in Thessaloniki, between May 4 and 6, 2017 at Piraeus Bank Conference Centre (12-14 Katouni St).

The conference will bring together an interdisciplinary group of distinguished scholars and experts in the areas of health care policy, bioethics, citizens’ rights, law, medicine and the Internet.  Its purpose is both to highlight the risks which the widespread use of the Internet poses on public health and citizens’ fundamental rights and to promote the scientific discussion on the relevant complex legal issues arising at an alarmingly increasing frequency in the daily praxis.

More specifically, the conference will be focusing on:

    • Supply or demand of services or biological material online: medical and legal issues.
    • Commercial practices in the context of health services provision via the internet and social media.
    • E-commerce of pharmaceuticals: medical and legal issues.
    • Telemedicine.
    • Medical data management in the digital era.
    • Medical practice and conflict of interest: the role of internet.
    • On line defamation of doctors.

Paper and poster presentations are highly welcome. There are 3 types of participation in the Conference:

    • Conference auditors: auditors will attend the conference and are invited to participate in discussions, but will not present papers or posters.
    • Conference participants – papers: each participant will deliver a paper which should not exceed 2500 words, in addition to participating in discussions.
    • Conference participants – posters: each participant will present a poster which should not exceed 1000 words, in addition to participating in discussions.

To submit proposals for papers or posters, please include a relevant indication in your registration form. All submitted papers and posters will be under peer review. Registered papers and posters will be published in the conference proceedings and in a special issue of the Journal Βιο–chronicles.

The deadline:

    • for early registration as a conference auditor is January 31, 2017,
    • for submitting the title of the paper or the poster is December 15, 2016 and
    • for submitting the paper or the poster is February 28, 2017

A Certificate of attendance will be awarded to all attendees.

Please note that places are limited and early registration is highly recommended.

 

Të dhënat e përgjithshme mbi programi i konferencës, akomodimin dhe pagesën e pjesëmarrjes mund të gjenden online në adresat e mëposhtme: 

Conference Announcement
Conference Program
Participation Cost
Accommodation
Thessaloniki

 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të kontaktoni në adresën ekeltronike të mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.01.2017


 

Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit me Landin e Bavarisë dhe universitetet gjermane, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe studiuesit e rinj mbi mundësinë e aplikimit për të ndjekur kurse verore të gjuhës Gjermane me bursa të ofruara nga Landi i Lirë i Bavarisë, në Gjermani. Ju ftojmë të konsultoni njoftimin e mëposhtëm: 

CfA: Stipendien des Freistaates Bayern für Deutsch-Sommerkurse in Bayern 2017

Sehr geehrte Damen und Herren,

es freut mich, Sie auf die Stipendien des Freistaates Bayern für Deutsch-Sommerkurse in Bayern 2017 hinweisen zu können. Die Stipendien beinhalten Kursgebühr, Unterkunft und Verpflegung.

Bewerben können sich Studierende sowie Nachwuchsforscherinnen und-forscher aller akademischen Disziplinen mit Deutsch-Vorkenntnissen (mindestens A2-Niveau) aus Albanien, Bosnien und Herzegowina, Kosovo, Kroatien, Mazedonien, Montenegro, Serbien, Slowenien und der Ukraine bei BAYHOST. Zum Bewerbungszeitpunkt müssen Studierende bereits das erste Studienjahr im Erststudium (in der Regel Bachelor) absolviert haben.

Nähere Informationen zu den Sprachkursen und dem Bewerbungsverfahren sind auf unserer Website zu erhalten:

http://www.uni-regensburg.de/bayhost/stipendien/sprachkurse-in-bayern/index.html

Alle Unterlagen müssen per Post bis zum 20. März 2017 bei BAYHOST eingegangen sein.

***

CfA: Scholarships for German language courses in Bavaria 2017

Dear Sir or Madam,

I am pleased to inform you about our new scholarship offers of the Free State of Bavaria for German language courses in 2017. The scholarships include tuition fees, accommodation and meals.

Students and young academics of all disciplines with a basic knowledge of German (at least A2-level) from Albania, Bosnia and Herzegovina, Croatia, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Serbia, Slovenia and Ukraine can apply for BAYHOST summer course scholarships. At the time of application students need to have completed the first year of study (this applies only to the first degree, usually a Bachelor’s degree).

For further information regarding the summer courses and the application procedure, please see here: 

http://www.uni-r.de/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html

Applicants should send all documents via mail to BAYHOST by March 20th, 2017 at the latest (date of receipt!).

Universitetet pjesëmarrëse janë si më poshtë:

Universiteti i Augsburg
Universiteti i Bamberg 
Universiteti i Bayreuth 
KU Eichstätt-Ingolstadt 
Universiteti Ludwig-Maximilians Munich (LMU) 
Universiteti i Passau 
Universiteti i Würzburg 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit: http://www.uni-r.de/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html

Ose të kontaktoni me Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike të mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 26.01.2017


 

Në takimin e zhvilluar më datë 18 janar 2017 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u shpallën emrat e studentëve që marrin bursë të plotë nga FIA (Freiburg International Academy). Përzgjedhja e tyre u bë nga UMT dhe Instituti Glorious Skills, si partner i FIA.
Rritja e numrit të bursave për këtë vit erdhi si rezultat i numrit të lartë të studenteve ekselentë që studiojnë në këtë universitet dhe gjithashtu falë njohjes së mirë të gjuhës gjermane nga kandidatët e përzgjedhur që kanë përfunduar studimet.

Akordimi i 10 bursave të plota u realizua falë dashamirësisë së FIA, e cila vlerësoi me realizëm potencialin e rëndësishëm të studentëve të UMT-së.

Urime dhe suksese fituesve dhe falënderime të veçanta për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini, të cilët, me ndihmën dhe mbështetjen e tyre të çmuar, bënë realitet këtë nismë të lavdërueshme të FIA në bashkëpunim me Insitutin Glorious Skills.

Fitues të bursave të plota të FIA për vitin 2017, janë si më poshtë:

Studentët e ekselencës në vazhdim të studimeve:

    • Ardis Cani (viti III),
    • Deborah Luzati (viti V),
    • Aurela Kullolli (viti IV).

Studentë të diplomuar që zotërojnë gjermanishtën në nivelin B2:

    • Ervisa Cani,
    • Vasnja Jolldashi,
    • Adelina Fjerza,
    • Klevis Hoxha,
    • Hyrjet Boksi,
    • Megi Shehi,
    • Mark Marku.


     

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 19.01.2017


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×