Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian "Erasmus+". Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.

1) Aplikimi për studentët:
- student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë dhe aplikimet pranohen nga viti i tretë deri në vit të pestë
 studimeve).

Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Bursa Erasmus+ e parashikuar për studentët përfshin qëndrimin dhe udhetimin. Bursa për qëndrim në Universitetin e Kamerinos merret nga Universiteti i Kamerinos dhe është 850 euro në muaj për qëndrim të pandërprerë për periudhën e përcaktuar. Kostot e udhëtimit mbulohen deri në shumën 180 euro dhe shtesat e tjera të mundshme, sipër kësaj shume, mbulohen nga vetë kandidati.

Dokumentat e nevojshme për aplikim të studentit:

- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-
 Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Listë e notave (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.

Kandidatët, të cilët do të përzgjedhen, do të konfirmojnë dokumentat pranë Rektoratit.

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.

Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:

 

Aplikimi kryhet për semestrin e dytë të studimeve. Periudha e leksioneve e semestrit të dytë fillon në Universitetin e Kamerinos në datat 20 mars 2017 - 30 qeshor 2017 dhe periudha korrik - shtator është periudha e provimeve.

Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa

2) Aplikimi për stafin akademik:

- staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).

Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).

Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim të stafitt akademik:

- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim punësimi (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.

Afati i fundit për aplikim: 8 dhjetor 2016, ora 24:00.

Aplikimi kryhet vetëm online, në gjuhën angleze, në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


Ju urojmë suksese në aplikim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.12.2016


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka ndjekur me shqetësim situatën e ndodhur ditën e martë, më datë 29/11/2016, në Shërbimin e Psikiatrisë.

Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet shqetësimit të personelit shëndetësor të Shërbimit të Psikiatrisë dhe të opinionit publik dhe dënon këtë sjellje të ulët. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si një institucion serioz i arsimit të lartë publik që arsimon dhe specializon personelin mjekësor të vendit, dënon diskriminimin në çfarëdo lloj forme të shfaqjes së tij dhe përcjell tek studentët e tij, jo vetëm profesionalizmin dhe njohurinë, por mbi të gjitha vlerën njerëzore dhe respektin për pacientin, pa asnjë dallim. Kjo sjellje është një akt i shëmtuar, jashtë çdo norme morale dhe etike. Sjellja e mjekut, edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet të jetë shembullore në përputhje me dinjitetin që kërkon ky profesion.

Gjithashtu, informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kryer verifikimet mbi bazën e filmimit të publikuar në media dhe njofton se personat që janë të pranishëm në këtë video, nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

 

REKTORI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 PROF. DR. ARBEN GJATA

Deklarata për shtyp: foto-icon

                 

Publikuar më 01.12.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “STOP HIV/AIDS”, që do të organizohet në bashkëpunim me Këshillin Studentor (KSUMT) dhe fakultetet e tij, Spitalin Amerikan dhe organizatën Brainstorm, në datat 22 nëntor - 1 dhjetor 2016, dhe do të përfshijë një numër të madh qytetesh.
Ky është viti i pestë që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kryen këtë bashkëpunim me Këshillin Studentor të tij dhe aktiviteti “STOP HIV/AIDS”është kthyer tashmë në një traditë shumë të rëndësishme për informimin e duhur mjekësor të shoqërisë tonë.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe mundësinë e pjesëmarrjes Tuaj, Ju ftojmë të konsultoni faqen e aktivitetit të publikuar në linkun e mëposhtëm:

 

https://www.facebook.com/events/1168785793198351/

 

Ju mirëpresim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.11.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë publikon Vendimin Nr. 88, datë 16.11.2016, të Senatit Akademik "Për miraitmin e Rregullores së Specializimeve Afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë", Vendimin Nr. 89, datë 16.11.2016, të Senatit Akademik "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2016-2017" dhe Rregulloren e Specializimeve Afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

 

Ju ftojmë të konsultoni vendimet dhe rregulloren në linket e mëposhtme:

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 22.11.2016


Në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", Nenit 78 "Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve", pika 3, dhe Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015 të Ministrisë së Arsmit dhe Sportit "Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtarë, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se kriter pranimi në programet e studimit të ciklit të tretë "Programe të studimeve specializuese afatgjata", është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, sipas udhëzimit përkatës, dhe niveli i përcaktuar është niveli C1.

Për më tepër informacion, të interesuarit mund t'i referohen akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 15.11.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×