Në ditën botërore të gruas shuhet Dr. Narina Sulçebe

Në ditën botërore të gruas shuhet Dr. Narina Sulçebe

Në ditën botërore të gruas shuhet një grua, një nënë dhe një mjeke. Ky trinom i shenjtë në mjekësinë shqiptare mban emrin e Dr. Narina Sulçebe. Një emër i përveçëm në kujtesën e Qendrës Spitalore Universitare ”Nene Tereza” në Shërbimin e Otorinolaringologjisë.

Kontributi i saj i çmuar ngriti Shërbimin e Vestibulometrisë, duke e shenjuar si mjeken e parë që vendosi diagnozën e çrregullimeve vestibulare, duke u bazuar mbi mjetet moderne të diagnozës. Përmes kontributit akademik pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Narina Sulçebe do të përgatiste, breza specialistësh, të cilët, do të vazhdonin rrugën e nisur prej saj.

Dr. Narina Sulçebe ka qenë Kryetare e Shoqatës së Mjekëve ORL, përgjatë një dekade dhe e ka identifikuar këtë shoqatë në kontekst ndërkombëtar me Shoqatat analoge në botë.

Trinomi i Narina Sulçebe do të mbetet një kujtim në historinë e Mjekësisë Shqiptare, tek i cili, do të rikthehemi shpesh.

Universiteti i Mjekësisë shpreh ngushëllimet për familjarët, të afërmit, koleget dhe miqtë e saj.