“Ne ecim me hapin e jetës!”  Diplomimi 2020 & 2021 – UMT

“Ne ecim me hapin e jetës!” Diplomimi 2020 & 2021 – UMT

✨✨✨
👩🏻‍🎓👨🏻‍🎓Mes dritave shumëngjyrëshe, atmosferës së mrekullueshme, të ftuarve prezent, prindërve, qindra diplomantëve, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizoi Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve të viteve 2020 & 2021.

🗣 Në fjalët përshëndetëse nga të ftuarit e nderit, të studentëve ekselentë, të profesorëve të nderuar fokusi ishte sfida e radhës e diplomantëve mjekë, stomatologë, farmacistë, infermierë, logopedë, mami, imazheristë, profesionistët e ardhshëm të shëndetit publik, të cilët hapin dyert e para të jetës.

Të jetës me sfidat e jetës!

💥💥 Në fjalën përshëndetëse përmbyllëse, Rektori i UMT-së, Prof. Arben Gjata iu drejtua të gjithë diplomantëve:

👩🏻‍⚕️🧑🏻‍⚕️“Kjo është dita juaj, ku ju finalizuat punën tuaj disavjeçare. Nga nesër, ju do të jeni aty ku jeta lind, aty ku njerëzit vuajnë, aty ku jeta kërcënohet. Gjithnjë aty, në shërbim të jetës, në mbrojtje të saj, në emër të saj!

Sepse kjo sfidë është Jona!
Juaja flet në emër të saj!

Ne jemi krenarë për ju!
Faleminderit që ishit pjesë e UMT-së!