NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Më datë 18 dhjetor 2014, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë (UniZKM). Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është një universitet privat i mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, i themeluar në vitin 2004 dhe me një profilizim të theksuar në shkencat mjekësore.

Me këtë rast, Rektori i UMT-së Prof. Dr. Ali Refatllari priti në takim delegacionin e kryesuar nga Rektori i UniZKM-së, Prof. Dr. Bruno Giardina dhe Zv. Rektori Prof. Dr. Tritan Shehu. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Këshillit të Profesorëve Prof. Dr. Mihal Tase, Zv. Rektor Prof. Dr. Arben Gjata dhe Zv. Rektore Prof. As. Suela Këlliçi. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e ndryshme për bashkëpunim dhe shkëmbim të eksperiencave në arsim mes dy institucioneve të arsimit të lartë, të cilët synojnë jo vetëm objektiva të larta akademike, por edhe promovimin e punës kërkimore të fakulteteve, të pedagogëve dhe studentëve të tyre.

 

1

 

Rektori Bruno Giardina u njoh nga Rektori Ali Refatllari mbi ecurinë e punës akademike, traditën dhe vlerën historike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe u shpreh mjaft entuziast për të krijuar një frymë bashkëpunimi mes dy universiteteve, duke e vlerësuar punën universitare dhe shkencore të deritanishme të Universitetit të Mjekësisë. Gjithashtu, Rektori Ali Refatllari përgëzoi punën e kryer nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si një nga universitetet private më serioze në Republikën e Shqipërisë.

Ndër pikat e tjera të cilat u diskutuan në takim ishin shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve mes dy universiteteve, kualifikimi i stafit akademik duke ofruar trajnime në fusha me rëndësi të veçantë për të dy institucionet, si dhe ofrimi i programeve të përbashkëta në fushat mjekësore. Gjithashtu, u shpreh dëshira e përbashkët për konkretizimin e propozimeve të këtij takimi me një marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve. 

 

2

 

Në fund të takimit Rektorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Bashkëpunimi mes dy universiteteve përfshin shkëmbimin e studentëve dhe kërkuesve shkencor; pjesëmarrjen në kërkime shkencore, ligjërata, seminare dhe konferenca të përbashkëta; shkëmbimin e literatures dhe materialit kërkimor në fushën e interesit të përbashkët. Po ashtu, palët ranë dakord për shkëmbim vizitash në nivele të ndryshme të udhëheqjes, personelit dhe të studentëve për vazhdimsinë e mëtejshme të marrëveshjes. Marrëveshja parashikon dhe konkurrimin me projekte të përbashkëta kërkimore dhe operacionale në Programin e Bashkimit Evropian “ERASMUS+”.

 3

 

 

                                                                                                                                                                  REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 14.01.2015                                                                                                      

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *