NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË FORUMIN MIFS 2016

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË FORUMIN MIFS 2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kërkuesit shkencor të interesuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Forumin e 4-rt Ndërdisiplinor të Mesdheut për Shkencat Sociale dhe Humane (4th Mediterranean Interdisciplinary Forum on Social Sciences and Humanities (MIFS 2016)), që organizohet nga Instituti Shkencor Europian (European Scientific Institute (ESI)), në datat 16-18 maj 2016, në Barcelonë, Spanjë. Në këtë event do të mblidhen studiues nga e gjithë bota. Forumi është një platformë ndërdisiplinore dhe i drejtohet kërkuesve shkencorë të fushave të ndryshme shkencore për të marrë pjesë me hulumtimet e tyre kërkimore.

Instituti Shkencor Europian (ESI) është një platformë globale akademike që bashkëpunon me Universitetet dhe Qendrat Akademike në 5 kontinente, duke organizuar konferenca shkencore, forume, seminare dhe projekte të përbashkëta. ESI paraqet një urë lidhëse për kërkimin shkencor dhe kontribon kështu në promovimin e arritjeve bashkëkohore shkencore. Motoja e këtij Instituti është “Shkenca nuk njeh kufinjë”. ESI ofron një shkëmbim të madh të njohurive dhe praktikave më të mira. ESI publikon Revistën Shkencore Evropiane (ESJ). ESJ është një nga revistat më të mëdha ndërdisiplinore në Evropë, e cila promovon kërkim të hapur shkencor. 

FUSHAT NDËRDISIPLINORE JANË:

Menaxhim, Ekonomi, Biznes, Marketing, Shkenca të Shëndetit, Ndryshimet e Klimës, Studime të Paqes, Mjedis, Ligj, Punë Sociale, Sociologji, Psikologji, Histori, Gjeografi, Gjeologji, Arsim, Politikë, Inxhenieri, Gjuhësi, Fe, Histori dhe Studime Gjinore.

DATAT E RËNDËSISHME:

Regjistrim dhe Full paper submission: 1 Maj 2016

Data e Konferencës: 17, 18 dhe 19 Maj 2016

 

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni websitin zyrtar të Forumit në linkun e mëposhtëm:

http://mforumbarcelona.net/

 

                              REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 13.04.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *