Njoftim për punësim me kontratë shërbimi

Njoftim për punësim me kontratë shërbimi

Mbështetur në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë…”, Statutin e UMT, Urdhrin nr.86, datë 13.6.2023 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjëkisisë, Tiranë, për vitin akademik 2023-2024” të Rektorit të UMT-së, në shkresën nr.2045 prot, datë 20.06.2023 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.87, datë 21.06.2023 “Për miratimin e kritereve për ekspertët e jashtëm… “, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi dy ekspertë të jashtëm. Përkatësisht, një ekspert të fushës së programimit dhe një ekspert në përpunimin e të dhënave në programin Excel, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Eksperti i programimit:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të programimit, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2023-2024, janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  2. Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë “;
  3. Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  4. Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  5. Të ketë njohuri të avancuara në fushën e programimit.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesë me shkim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve.
  • Eksperti i përpunimit të të dhënave excel i avancuar:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të përpunimit të të dhënave në Excel, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve
dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2023-2024, janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  2. Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Të njohë kurrikulën e re dhe të vjeter të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  4. Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  5. Të ketë njohuri të avancuara të programit Excel, në përdorimin e funksioneve të kërkimit, funksioneve logjike dhe të përputhjes (Match/Vlookup/index) si dhe gjenerimi të
    raporteve PIVOT.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesë me shkim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (lD);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listen e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kitereve.

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e protokoll-arkivës në Rektoratin e UMT ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371 , 1005 Tiranë

Afati i dorëzimit të dokumenteve do të jenë nga data 22.06.2023 deri më 29.06.2023.
Mënyra e vlerësimit: përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al