Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel akademik bazuar në ligjin nr.80/2015 ““Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

A. Pozicioni i punës:

Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale dhe Paraklinike, Profili “Kirurgji Oro-Max-Fac” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare ( 1 vend pune).

B. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës duhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të jetë diplomuar në Degën e Stomatologjisë.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare  mbi
  3. Të ketë diplomë specializimi në Kirurgji Oro-Max-Fac.
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore .
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë diplomë specializimi në Kirurgji OMF, me vlerësim të provimit të specialitetit mbi
  2. Të ketë mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në fushën e Kirurgjisë OMF.
  3. Të ketë eksperiencë pune si kirurg OMF mdi 10 vjet .
  4. Të ketë eksperiencë pedagogjike në mësimdhënie, pranë Departamentit të Kirurgjisë OMF, mbi 5 vjet.
  5. Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese.

C. Dokumentacioni për tu dorëzuar

Kandidatët për vendin e punës duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dosjen personale (të inventarizuar) me këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar).
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar).
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë.
  11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  12. Dëshmi e penalitetit.

D. Afati i dorëzimit të dokumentacionit

Afati i dorëzimit të dokumentacionit me postë ose dorazi:  26.03.2018 -10.04.2018.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.

C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

D. Mënyra e vlerësimit:

  • Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
  • Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në mësimdhënie.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al.

Publikuar më 20.03.2018.