NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë”.

A. Përshkrimi përgjithësues i punës :

  • Mban dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat që kanë të bëjnë me prokurime të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerjeve;
  • Harton planin vjetor të nevojave për materiale, për pajisje dhe shpenzime të brendshme të administratës dhe interesohet për realizimin e këtij plani;
  • Është përgjegjës për hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen për menaxhimin e aktiveve dhe menaxhimin e riskut lidhur me aktivet;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe evidentimini e pasurisë së fakultetit, organizon dhe ndjek hap pas hapi inventarizimin e mjeteve kryesore.
  • Kujdeset për sigurimin e kushteve normale të punës në zyra dhe të veprimtarisë mësimore në auditor.

B. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në një nga fushat e Ekonomisë;
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën e menaxhimit/financës;
  3. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  4. Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5);
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.

C. Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
  7. Kopje e noterizuar të dëshmive të njohjes së programeve financiare dhe kompjuterike
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  9. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  10. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  12. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  13. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 D. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005,  Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.08.2018 – 03.09.2018  (10 ditë pune).

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al