Njoftim për vende vakante: “ Laborant” me  kohë të plotë  në Departamentin e Farmacisë,në Fakultetin e  Mjekësisë

Njoftim për vende vakante: “ Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë,në Fakultetin e Mjekësisë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmës akademik “Laborant”me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.

A. Kriteret:

Kandidatët për vendin e punës “Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere :

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë  në degën farmaci 5 vjeçare ose në shkenca biomjekësore 5 vjeçare, dhe në secilin prej rasteve kurrikula e programit të studimit të përmbaj lëndët e Përgatitjes Galenike, Përgatitje Kozmetike dhe Biofrmacisë;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 në farmaci ose mbi 8 në shkenca biomjekësore;
  3. Të ketë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze;
  4. Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit;
  5. Të njoh dhe të zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup;
  6. Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor;
  7. Të ketë eksperiencë pune  mbi 3 vjet në fushën përkatëse;
  8. Të jetë anëtar i Urdhrit profesional përkatës;
  9. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  10. Të jetë shtetas shqiptar;
  11. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  12. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  13. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  14. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti;

B. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Mosparaqitja  e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 12.11.2018 – 23.11.2018  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al