Njoftim për vende vakante: “ Punonjës Pastrimi ” në Fakultetin e  Mjekësisë

Njoftim për vende vakante: “ Punonjës Pastrimi ” në Fakultetin e Mjekësisë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për dy pozicione pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,

  1. Punonjës pastrimi me kontratë me afat të pacaktuar
  2. Punonjës pastrimi me kontratë me afat të caktuar

 A. Kriteret:

  • Kandidatët për dy vendet e punës “Punonjës pastrimi”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
  1. Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm/ të mesëm;
  2. Të ketë përvojë pune në grup;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Dëshmi penaliteti;

Mosparaqitja  e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 29.10.2018 – 09.11.2018  (10 ditë pune).

 B. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al