Njoftim per vende vakante “Specialist shërbimesh” ne Universitetin e Mjekësisë Tiranë

Njoftim per vende vakante “Specialist shërbimesh” ne Universitetin e Mjekësisë Tiranë

Bazuar në ligjin nr.80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ në administratën e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Specialist i Sektorit të Shërbimeve”

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Kryen me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional detyrat e ngarkuara nga pergjegjësi i sektorit.
  • Jep përgjigje ligjore dhe teknike me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional për të gjitha detyrat e ngarkuara brënda sektorit si dhe përgatitë propozime lidhur me trajtimin e ҫështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon sektori.
  • Ndjek korrespodencën që i është dhënë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara.
  • Merr pjesë në komisionet e marjes në dorëzim të materialeve që merren në dorezim nga Institucioni, apo dhe komisione të tjera të ngarkuara nga titullari, siguron dhe organizon inventarizimin e pajisjeve e të bazës materiale.
  • Organizon, kontrollon dhe përgjigjet për të siguruar gadishmërinë dhe funksionimin normal të pajisjeve hidrosanitare, elektrike, elektronike, të ngrohjes dhe mjeteve të transportit.

A. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Specialist i Sektorit të Shërbimeve”, duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të zotëroj të paktën diplomë të nivelit “Bachelor”
  2. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  3. Të jetë shtetas shqiptar;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

B. Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka);
  11. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

C. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005,  Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 26.11.2018 – 12.12.2018  (10 ditë pune).

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al