Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

“Konferenca e 29-të e Kirurgjisë”

 Aktiviteti i ofruar nga Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Kirurgjisë, do të mbahet më 28-29 tetor 2022, me 6 orë efektive në dy salla paralele në datë 28 tetor 2022 dhe në një sallë në datë 29 tetor 2022, pranë Hotel Tirana International, Tiranë, deri në 100 pjesëmarrës/sallë, me kredite të miratuara 6 për çdo sallë.

 Aktiviteti ofrohet për Kirurgë, Onkologë, Gastroenterologë, Infeksionistë, Anatomo, Patologë, Kardiokirurgë, Neurokirurgë, ORL, Okulistikë, Maksillofaciale, Mjekë familjeje, Endokrinologë, Alergologë, Imunologë, Kardiologë, Neurologë, Mjekë Laboratori dhe jospecialistë farmacistë, stomatologë, infermier.

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Programi-Konferenca-29-Kirurgjikale.pdf