PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE 2014-2015

PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE 2014-2015

Në bazë të Udhëzimit Nr. 53, datë 03.11.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe Master i Shkencave/Master i arteve të bukura”, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2014 – 2015”, informojmë studentët nga Trojet Shqiptare që kërkojnë të aplikojnë në programet e studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” që ofrohen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, se procedura e aplikimit kryhet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga data 03 Nëntor deri më 10 Nëntor 2014.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje të njesuara me origjinalin:

 
    1. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimi Nr. 53. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në renditje prioritare, pra i pari renditet programi me i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelave nr. 1, 1/1 dhe 2 të Vendimit nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të
      dytë me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015, i ndryshuar; Diplomë universitare e ciklit të parë të studimeve të përfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Për kandidatdt që kanë përfunduar studimet në IAL-të publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse.
      Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatët të cilët nuk kanë njohur dhe njësuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplome në të njëjtën ditë me aplikimin;

    2. Diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me çertifikatën e notave, të njohura nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të shkollës së mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatët të cilët nuk kanë njohur dhe njësuar diplomat e tre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplomë të shkollës së mesme së bashku me aplikimin;
    3. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopje e dokumentit të identifikimit;
    4. Dy fotografi personale;
    5. Mandat arkëtimi i tarifës së aplikimit prej 2,000 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të MAS.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i posacëm i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Vlerësimi bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë dhe në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.  

 
Brenda datës 17 Nëntor 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon listën e kandidatëve të përzgjedhur në faqën zyrtare te internetit www.arsimi.gov.al.
 

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues, regjistrohen pranë sekretarisë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 18 deri më datë 24 Nëntor 2014.

 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:

                                                                                     

                                                                                  REKTORATI

 Përditësimi i fundit: 04.11.2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *