PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR STUDENTËT FITUES TË MATURËS SHTETËRORE NË VITIN AKADEMIK 2014-2015

PROCEDURAT E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR STUDENTËT FITUES TË MATURËS SHTETËRORE NË VITIN AKADEMIK 2014-2015

 
 
Në bazë të Udhëzim Nr. 30, datë 11.08.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014-2015”, informojmë studentët që rezultojnë fitues në listat paraprake në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit online:
 
      • të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin;
      • të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojne për vendet e mbetura bosh të kandidateve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online.
 
Kandidati fitues në listat paraprake, për t’u regjistruar dhe ndjekur me pas studimet në programin përkatës të studimit në UMT, ndjek procedurat e parashikuara në dy etapat e mëposhtme:
 
      • Procedurat e regjistrimit online (vetëm për fituesit në listat paraprake);
      • Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku jane shpallur fitues me listën përfundimtare (për të gjithë kandidatët e shpallur fitues në listën përfundimtare). Vetëm pas përfundimit të kësaj procedure, kandidati do të rezultojë i regjistruar në programin e studimit ku ishte shpallur fitues në listat paraprake.
 
Procedura e regjistrimit online:
 
Kandidati i shpallur fitues ndjek procedurën e regjistrimit online në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas procedures së mëposhtme:
 
      • Regjistrimi online kryhet në cdo kompjuter që ka akses intemeti (sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur udhëzimit nr. 30), nga data 17 Shtator 2014 deri në orën 24:00 të datës 22 Shtator 2014, për të bërë zgjedhjen e tyre.
Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit online duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit.
 
      • Regjistrimi online pranë sekretarive mësimore nga data 17 Shtator 2014 deri më datë 22 Shtator 2014, nga ora 08:00, deri në orën 18:00.
      • Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin on-line pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), Në dosjen e sekretarisë mësimore do të mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit.
      • Studentët, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore, sipas modelit në Shtojcën nr. 3, të udhëzimit nr. 30. Sekretaria mesimore pajis menjëherë kandidatët me fletë regjistrimin në preferencën e përzgjedhur, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur do të jetë e nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit.
Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak (on-line ose në sekretaritë mësimore) brenda datave të përcaktuara, për cfarëdo lloj arsye, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidate nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve.
 
Brenda dates 29 shtator 2014, AKP shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të MAS dhe të UMT-së brenda datës 30 shtator 2014.
 
Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku janë shpallur fitues
 
Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 Tetor 2014 deri me 7 Tetor 2014, prej orës
08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. 
 
Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm:
 
a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
b) 2 fotografi personale;
c) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës
Shqiptare, për llogari të UMT-së;
d) Deklaratën e paraqitur në shtojcen 4 të udhëzimit nr. 30, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
 
Kandidatët që regjistrohen duke paraqitur dokumentacionin pranë sekretarive të UMT-së ku janë shpallur fitues, nuk kanë te drejtë të aplikojnë nëraundin pasardhës (ku parashikohet dhe aplikimi me formularin A3).
 
Për më tepër informacione, ju ftojmë të konsultoni:
 
dhe Udhëzim Nr. 30, datë 11.08.2014: 
 
 
                                                                                            REKTORATI
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *