SPECIALIZIME AFATGJATA NË FUSHËN E MJEKËSISË 2019

SPECIALIZIME AFATGJATA NË FUSHËN E MJEKËSISË 2019

NJOFTIM LIDHUR ME AFATIN DHE DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM PËR APLIKIM NË PROGRAMET E SPECIALIZIMEVE AFATGJATA NË FUSHËN E MJEKËSISË, 2019

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njofton të gjithë kandidatët që aplikojnë për një programspecializues afatgjatë në fushën e mjekësisë, në vitin akademik 2018-2019, se:

  1. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:
    • Formular aplikimi, sipas modelit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 1, datë 29.01.2019 Përprocedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019” (Kliko këtu).
    • Letër motivimi i/e aplikantit;
    • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë:
    • Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e diplomës universitare, të programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë, dhe listës / listave të notave.

Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origlina1in e vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë, e shoqëruar me diplomën /diplomat dhe listën / listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrimin në Universitet në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë përkatës.

Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dorëzuar dokumentacionin për njohje në MASR, dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes jo më vonë se data e parashikuar për testimin e informatizuar, si dhe përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni i Vlerësimit;

    • Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimit në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë përkatësisht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivel C1, sipas akteve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh të jetë përpara përfundimit të vitit të parë akademik të programit përkatës.
    • Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës:
    • Dëshmi penaliteti e vlefshme;
    • Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit prej 5,000 (pesëmijë) lekë;
    • Kandidatët që aplikojnë për kuotat e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, dorëzojnë një letër mbështetëse të ministrisë përkatëse sipas formatit të parashikuar në Shtojcën nr. 2, sipas Udhëzimit nr. 1, datë 29.01.2019 (Kliko këtu);
    • Dy foto personale.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit në fakultetet përkatëse është deri më datë 15.02.2019.