Takim përkujtimor në FSHMT në nder të Mjekes Psikiatre, Dr. Elida Cangonji

Takim përkujtimor në FSHMT në nder të Mjekes Psikiatre, Dr. Elida Cangonji


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se në datën 16.05.2017, ora 14:30, pranë sallës së Këshillit të Fakultetit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua një takim përkujtimor në nder të Mjekes Psikiatre, Dr. Elida Cangonji.

Në takim morën pjesë familjarë të Znj. Elida Cangonji, Zv/Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Suela Këlliçi, Dekanja e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Prof.  Dr. Tatjana Çina, autoritete drejtuese të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, miq dhe të afërm të saj.

Familja e Elidës i dhuroi fakultetit rreth 500 tekste, në fushën e “Psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve” të cilët u bënë pjesë e fondit të Bibliotekës së fakultetit.

Të pranishmit në takim treguan aspekte dhe eksperienca të ndryshme nga jeta, aktiviteti dhe veprimtaria profesionale të së ndjerës Dr. Elida Cangonji.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 18.05.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *