Thirrje për aplikim ERA Chair dhe Twinning

Thirrje për aplikim ERA Chair dhe Twinning

Në kuadër të Programit të BE Horizon 2020 për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) informon mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për propozime mbi projektet që ofrohen në fushën tematike: Përhapja e Ekselencës dhe Zgjerimi i Pjesëmarrjes (Spreading Excellence and Widening Participation).

Thirrjet për aplikim janë:

  1. ERA- European Research Area Chair
  2. Twinning

Aplikimi në thirrjen e parë i ofron mundësinë çdo universiteti apo institucioni kërkimor në Shqipëri të    fuqizojë kapacitetet kërkimore dhe shkencore duke ftuar studiues, akademikë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian për një periudhë pesë vjeçare.

Për procedurat e aplikimit në këtë thirrje mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/opportunities/h2020/topics/widespread-03-2017.html

Aplikimi në thirrjen e dytë i ofron mundësinë çdo universiteti apo institucioni kërkimor në Shqipëri të përmbushë procesin e binjakëzimit me të paktën 3 Universitete apo institucione kërkimore nga vendet e Bashkimit Europian ose vendeve kandidate duke synuar bashkëpunime përmes konferencave, workshopeve, leksioneve, shkollave verore dhe vizitave të ndërsjella.

Për procedurat e aplikimit në këtë thirrje mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/opportunities/h2020/topics/w idespread-03-2017.html

AFATI PËRFUNDIMTAR PËR DY APLIKIMET ËSHTË DATA 15 NËNTOR 2017.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 24.10.2017