THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT PËR VITET 2018-2020

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT PËR VITET 2018-2020

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, njofton se duke filluar nga data 04 Qershor 2018, ka filluar aplikimi me Projekte Kërkimore Shkencore për 6 fushat e Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitin 2018 – 2020.

Në këtë kuadër, janë të ftuar, Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të Akredituar, Institucionet jopublike të Arsimit të Lartë të Akredituar, Institutet, Akademitë dhe Qendrat Publike Kërkimore Shkencore, të interesuara të marrin pjesë nëpërmjet aplikimit me projekte për secilën prej 6 fushave të mëposhtme.

  1. Shkencat Sociale dhe Albanologjike
  2. Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
  3. Biodiversiteti dhe Mjedisi
  4. Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Siguria Ushqimore dhe Bioteknologjia
  5. Shëndetësia
  6. Uji dhe Energjia

Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 10 Shtator 2018, ora 14:00.

Për më tepër informacion, klikoni në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë www.arsimi.gov.al, në linkun:

https://arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/thirrje-akkshi-per-aplikim-per-projektet-kombetare-te-kerkimit-dhe-te-zhvillimit-per-vitet-2018-2020&page=1