Thirrje për Internship në Universitetin e Mjekësisë në Graz, Austri

Thirrje për Internship në Universitetin e Mjekësisë në Graz, Austri

Në kuadër të projekteve të shkëmbimit Erasmus+ me Universitetin e Mjekësisë, në Graz, Austri, hapet thirrja për një internship në Institutin e Diagnostikës dhe Kërkimit  Shkencor në Gjenetikën e Njeriut, pranë këtij Universiteti.
Lloji i mobilitetit përfshin:
Nje kuote internship per studentët e Fakultetit te Mjekesise, dega Mjekësi e Përgjithshme, cikli i dytë, viti V
Kohëzgjatja e mobilitetit:

2 muaj, Tetor-Nentor 2021

Gjatë këtij internshipi studenti që do të përzgjidhet do të ketë mundësine të kontribuojë në studimet në pacientë me kancer të gjirit, prostatës dhe kolorektal.

Për të pasur një informacion më të detajuar mbi këtë trajnim, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi ne adresen: international.office@umed.edu.al
Afati i dorëzimit është deri në 25 Mars 2021
Suksese në aplikimin tuaj!