Takim informues me përfaqësuesit e AADF për projektet
Me datë 8 Nëntor, ora 10 në Amfiteatrin e FSHMT do të zhvillohet sesioni informues për projektet e ofruara nga AADF në kuadër të bashkëpunimit me UMT. Ftohet të marrin pjesë pedagogë, specializantë, studentë të interesuar për këto projekte.
Konferenca Shkencore gjatë Panairit të Kujdesit të Shëndetit dhe Bukurisë
Panairi i Kujdesit të Shëndetit dhe Bukurisë, vjen në Tiranë, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, në 11- 12-13 Nëntor☀️ Gjatë këtij panairi do të organozohet Konferenca Shkencore me pjesëmarrjen e pedagogëve të UMT. Konferenca është në proces akreditimi nga Qendra e Zhvillimit Profesional UMT (9 kredite falas për pjesëmarrësit).
PUBLIKOHET UDHËZIMI NR.2, DATË 02.11.2022 I REKTORIT TË UMT
Udhëzim nr. 2, datë 02.11.2022 Për “Aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve në kuotat e paplotësuara për programet e studimit të ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, Raundi IV, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2022-2023” i Rektorit të UMT.
Publikohet Vendimi i Senatit Akademik nr. 75, datë 30.09.2022
Vendimi i Senatit Akademik nr.75, datë 30.09.2022 “Për një ndryshim në vendimin e Senatit Akademik të UMT-së nr.33, datë 17.03.2020 ”Për miratimin e rregullores për fitimin e titujve akademikë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar”