Takim institucional

Takim institucional

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, zhvilloi një takim institucional me Prof. Dr. Gevorg Tamamyan, President i International Society of Pediatric Oncology Asia Continental Branch, me fokus ndërtimin e urave për bashkëpunim ndërinstitucional.

Prof. Dr. Gevorg Tamamyan është një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në fushën e onkologjisë dhe hematologjisë pediatrike. Ai është Profesor dhe Shef i Departamentit të Hematologjisë dhe Onkologjisë Pediatrike në Yerevan State Medical University në Jerevan, CEO i Immune Oncology Research Institute, si dhe Kryeredaktor i OncoDaily.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në mundësinë e:

• Zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore në onkologjinë dhe hematologjinë pediatrike

• Shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve

• Hartimit dhe përmirësimit të kurrikulave sipas standardeve ndërkombëtare

• Organizimit të konferencave të përbashkëta, programeve të trajnimit dhe iniciativave edukative

• Mundësive për aplikime të përbashkëta në grante ndërkombëtare

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit mjekësor në përputhje me standardet evropiane.