
“HAPET THIRRJA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E JANINËS, GREQI”
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet STT/STA për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Janinës Greqi për vitin akademik 2025/2026.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
- Mobiliteti duhet të realizohet para muajit Korrik 2026
Numri i kuotave: 2
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Janinës, Greqi klikoni nëlinkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi: https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/02/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STaf-2.docx
- CV në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Plani i mobilitetit; https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/02/mobility-agreement-teaching-1.docx
- Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
- Formulari i deklarimit: https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/02/Formular-Deklarimi-1.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 13 Mars 2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!



