
Takim Institucional
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Xheladin Draçini zhvilloi një takim institucional me Prof. Giuseppe Novelli, personalitet i njohur ndërkombëtarisht në fushën e gjenetikës mjekësore dhe kërkimit biomjekësor.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike, zhvillim të kurrikulave dhe organizim aktivitetesh në fushën e mjekësisë dhe shkencave të jetës.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor, në përputhje me standardet më të avancuara europiane.







