1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 18.05.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË
Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë ( 1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
- Të zotërojë diplomën e mjekut
- Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zotërojë diplomën në fushën përkatëse
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
- Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën përkatëse mbi 3 vjet
- Të ketë eksperiencë pune si Mjek Ligjor mbi 5 vjet
- Të ketë diplomë në fushën e Drejtësisë, krahas diplomës së mjekut
- Të ketë kualifikime apo specializime në fushën përkatëse
- Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit në fushën e Mjekësisë Ligjore.
Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
Dokumentat pranohen nga data 18.05.2015 -29.05.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 18.05.2015
REKTORATI