2nd International Congress of Bio-Medical Sciences – ICBMS 2014
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe Organizatën Almedicus, organizon në datat 1-3 Maj 2014 Kongresin e Dytë Ndërkombëtar “International Congress of Bio-Medical Sciences” (ICBMS 2014).
Në këtë kongres marrin pjesë studiues dhe akademikë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Italia, Austia, Hollanda, Gjermania, dhe Spanja, të cilët do të referojnë mbi tema ndërdisiplinore në shkencat mjekësore dhe bio-mjekësore. Analiza ndërdisiplinore është një koncept bashkëkohor dhe një risi për kërkimin shkencor shqiptar, ku përfshihen studimet e rasteve klinike, studimet laboratorike dhe eksperienca e drejtpërdrejtë, si pjesë e rëndësishme e përvojës mjekësore.
Ky kongres vazhdon traditën e krijuar me takimin e parë në vitin 2013 dhe përfshin një numër të lartë kontributesh shkencore, rreth 40 punime me referime dhe prezantime me postera. Organizimi i këtij kongresi, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga universitete të ndryshme që të shkëmbejnë eksperienca dhe të ofrojnë studime inovative në fushat e tyre të ekspertizës.
Kongresi zhvillohet në datat 1-3 Maj 2014. Në ditën e parë të tij, do të zhvillohet kursi me temë “Understanding medical research for Health Proffessionals: An introduction”. Ky kurs është i koordinuar nga Trudy Voortman, nga Erasmus MC, Hollande, dhe është i përshtatshëm për të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në formatin dhe metodologjinë e kërkimit shkencor në biomjekësi. Në ditën e dytë dhe të tretë do të zhvillohen prezantimet e punimeve shkencore të studiuesve shqiptarë dhe atyre të ftuar. Kongresi është e akredituar nga Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) dhe u jep mundësinë të interesuarve të përfitojnë 21 krediteve për pjesëmarrjen.“
Të ftuar specialë në këtë kongres janë:
Prof. Pier Giuseppe Pelicci University of Milan, Italy, European Institute of Oncology
Prof.Dr.med Erich Sorantin Medical University of Graz, Austria
Pablo Galindo-Moremo, DDS, PhD University of Granada, Spain
Trudy Voortman, PhD Candidate Erasmus Medical Center, the Netherlands
Prof. Gani Bajraktari, MD, PhD, FESC, FACC Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon Stafin Organizativ dhe Komitetin Shkencor për punën e tyre të vazhdueshme në realizimin e këtij kongresi dhe fton të gjithë stafin akademik dhe studentët e tij të jenë të pranishëm në këtë event të çmuar shkencor.
Për informacione të mëtejshme mbi programin, ju ftojmë të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://icbms-albania.com/index.php/program/scientific-program-2013
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE