Hapet thirrja për aplikim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në Universitetin L’Aquila, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ dhe projektit

Hapet thirrja për aplikim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në Universitetin L’Aquila, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ dhe projektit

“ TNE23 – 00059 “Health education and advanced learning through collaboration, opportunities, networking and educational connections in Balkans and Asian countries – Health Connect”.

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranënë Universitetin L’Aquila, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025/2026, me afat realizimi deri më 30.03.2026.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim / kërkim shkencor..

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • Min 5 ditë
  • Max 14 ditë

Numri i kuotave:

  • 4 (katër)

Për t’u njohur me Universitetin L’Aquila, Itali ,klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://www.univaq.it/en

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 02.03.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!