Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin e personelit akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e ORL – Okulistikës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin e personelit akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e ORL – Okulistikës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë sidhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 14, datë 05.02.2026 “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë, departamenti i Orl – Okulistikës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin e personelit akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e ORL – Okulistikës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

 Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  4. Të jetë diplomuar në Fakultet Mjekësie (brenda apo jashtë vendit).
  5. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare 8 (tetë) e lartë.
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  8. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian.
  9. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  10. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit.
  11. Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

Kritere specifike:

  1. Të ketë kryer Specializim dhe Doktoraturë në fushën e Okulistikës.
  2. Të ketë titull shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në Okulistikë.

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë mesatare të studimeve universitare mbi 9.
  2. Të ketë trajnime pasuniversitare në fushën e Okulistikës (brenda ose jashtë vendit).
  3. Të ketë publikime shkencore në revista shkencore në fushën e Okulistikës.
  4. Të ketë përvojë pune si mjek Okulist për një periudhë kohe të paktën 5 (pesë) vjeçare.

III. Dokumentacioni për pozicionin e cituar në pikën 1 të këtij urdhri:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi (fotokopje të noterizuara) të kualifikimeve pasuniversitare si dhe gradave dhe titujve. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
  6. Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop etj.
  8. Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës.
  14. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  15. Dëshmi penaliteti (tërhequr brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);

IV. Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

V. Fusha e njohurive:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al.