Thirrje për projekt-propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2026

Thirrje për Aplikim për Projekt-Propozime të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) – Viti 2026!

Hapet thirrja për financimin e projekteve të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) në kuadër të Programeve Kombëtare për vitin 2026.

Fushat Prioritare për Aplikim:
• Biodiversiteti dhe Mjedisi
• Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
• Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
• Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
• Shkencat Sociale dhe Albanologjike
• Uji dhe Energjia

Afatet:
• Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 06 Mars 2026

Si të aplikoni: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB) në zyrën e Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar udhëzuesin e plotë, klikoni këtu:

https://nasri.gov.al/thirrjet/thirrje-per-projekt-propozime-ne-kuader-te-programeve-kombetare-te-kerkimit-dhe-zhvillimit-pkkzh-per-vitin-2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin Tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj