
Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”
Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 11, datë 29.01.2026 “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Sekretare Mësimore”, me përcaktimet si më poshtë:
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor dhe Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune 1 (një) vjeçare.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSUNT, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.
- Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Njohuri mbi praktika administrative.
- Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al
