
Thirrje për aplikim – PKKZH 2026 (Shëndetësi & Shkenca Mjekësore)
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për Projekt–Propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2026, në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.
Thirrja synon mbështetjen e projekteve kërkimore që adresojnë tema prioritare në shëndetësi, përfshirë farmakovigjilencën, aplikimet inovative në mjekësi dhe zhvillimin e kërkimit shkencor mjekësor.
Financim deri në 5,000,000 lekë
Kohëzgjatja e projektit: deri në 30 muaj
Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2026
Udhëzuesi dhe dokumentacioni i aplikimit: http://www.nasri.gov.al
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë inkurajon stafin akademik, kërkuesit e rinj dhe studentët e doktoraturës të aplikojnë dhe të kontribuojnë në avancimin e kërkimit shkencor në shëndetësi.


