Please select your page

 

Me hidhërim të thellë, njoftojmë se u nda nga jeta Prof. Dr. Skënder Skënderaj, Mjek, Profesor i nderuar dhe ish-Dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Profesor Skënder Skënderaj dhe ndan me familjen Skënderaj dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre. Ngushëllimet ndahen edhe me kolegët, bashkëpunëtorët dhe studentët e tij ndër breza në Fakultetin e Mjekësisë. Vdekja e Prof. Skënderaj është humbje e madhe për Mjekësinë Shqiptare.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se homazhet për Prof. Dr. Skënder Skënderaj do të zhvillohen ditën e hënë, datë 23.05.2016, në orën 11:00, në Sallën "Blu", në katin e dytë të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Varrimi do të bëhet në orën 13.00 të ditës së hënë.

Prof. Dr. Skënder Skënderaj lindi në Qytetin e Tepelenës. Ai kreu arsimin e lartë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1966. Pas studimeve të larta, më 1966, ai emërohet në Drejtorinë e Higjienës në Vlorë dhe pas tre vjet pune si mjek i diplomuar, ai emërohet pedagog në Universitetin e Tiranës, në katedrën e higjienës të Fakultetit të Mjekësisë. Krahas punës si pedagog, Prof. Skënderaj lëvroi edhe punën kërkimore e shkencore. Në vitin 1981 ai pranohet si "Kandidat i shkencave mjekësore", më 1988 fiton titullin "Docent" dhe më 1989, Prof. Dr. Skënder Skënderaj fiton titullin "Doktor i Shkencave Mjekësore". Për rreth 30 vite, Prof. Skënderaj punoi si pedagog i shquar në Fakultetin e Mjekësisë dhe për katër vjet ai u bë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Për shumë vite me rradhë, ai ka qenë shef i Pavionit të Sëmundjeve Profesionale në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë "Nënë Tereza" (QSUT). Nga puna e tij kërkimore shkencore janë botuar shumë studime e tekste të profilit të tij profesional. Nga këto tekste udhëheqëse për praktikën e higjienës mund të theksohen: "Higjiena e përgjithshme" (2 pjesë), "Higjiena dhe parazitologjia", "Higjiena e përgjithshme për studentët e stomatologjisë", "Dëmtimet nga plumbi dhe mbrojtja kundër tij", "Helmimet industriale", dhe shumë studime e botime të tjera me vlerë në fushën e mjekësisë, e sidomos asaj të higjienës. Librat e tij në fushën e mjekësisë kanë kontribuar shumë për përmirësimin e kushteve të punës të punëtorëve.

Prof. Dr. Skënder Skënderaj ka dëshmuar një humanizmin të rrallë si mjek dhe një respekt të veçantë për studentët dhe kolegët. Ai nuk është kursyer kurrë në ndihmë të pacientëve dhe kolegëve. Këto cilësi e nderojnë dhe lartësojnë emrin e tij. Kontributi i tij mësimdhënes dhe puna e palodhshme shkencore, na bëjnë të jemi të gjithë krenar dhe mirënjohës për këtë personalitet të shquar të Mjekësisë Shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta,

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 23.05.2016


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton për hapje e thirrjes për aplikime për shkëmbime në Programin e Studimit: Farmaci për studentët dhe stafin akademik që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Saarland, në Gjermani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

  • Shkëmbim i studentëve për studime; 

Nivelet e shkembimit për studentët:

    • Master i Shkencave në Farmaci (Studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Master i Shkencave në Farmaci në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)
      Kohëzgjatja e shkembimeve për ciklin Master i Shkencave në Farmaci: 5 muaj.
    • Doktoratë në Shkenca Farmaceutike (Studentët Doktorantë duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Doktoratë në Shkenca Farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë). 
      Kohëzgjatja e shk
      ëmbimeve për ciklin Doktoratë në Shkenca Farmaceutike: 6 muaj. 

      Kuotat për studentët janë: 2 kuota. 
  • Shkëmbim i stafit akademik për studime (Stafi akademik duhet të jenë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë).
    • Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 5 ditë.

      Kuota për stafin akademik është: 1 kuotë.

Për t'u njohur me broshurën e programeve të studimit në fushën e Farmacisë të ofruara nga Universitetin e Saarland-it, ju lutemi të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf

Gjuha e programit të shkembimit është gjuha Gjermane. 

Niveli i njohurisë që kërkohet për studentët është minimumi niveli B1.

Niveli i njohurisë që kërkohet për stafin akademik është minimumi niveli B2.

Dokumentat e nevojshme për aplikim të studentëve në Master i Shkencave në Farmaci dhe Doktoratë në Shkenca Farmaceutike: 

    • CV;
    • Foto personale;
    • Kopje e Pasaportës;
    • Vërtetim studenti;
    • Listë e notave;
    • Letër Motivimi;
    • Certifikatë e gjuhës Gjermane (minimumi niveli B1).

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjedhet ajo më e lartë.

Dokumentat e nevojshme për aplikim të stafit akademik në Departamentin e Farmacisë:

    • CV;
    • Foto personale;
    • Kopje e Pasaportës;
    • Vërtetim punësimi;
    • Letër Motivimi;
    • Certifikatë e gjuhës Gjermane (minimumi niveli B2).

Kriteri preferencial për përzgjedhje të stafit akademik është fusha e kërkimit që do të bihet dakord me Universitetin pritës.

Afati i fundit për aplikim: 10 Qershor 2016.

Periudha e mobilitetit: Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin në semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017.

Për të aplikuar klikoni këtu: https://form.jotformeu.com/61393352862358

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Ju urojmë suksese në aplikim!

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 19.05.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë prezanton aktivitetin studentor të radhës, "HIPERTENSIONI, Vrasësi i Heshtur!", që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT) dhe Organizatën Brainstorm. 

Ky aktivitet është një nismë vullnetare që studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndërmarrin për të informuar popullsinë mbi kontrollin dhe trajtimin e sëmundjes së Hipertensionit. Aktiviteti fillon ditën e premte, më datë 13 maj 2016, dhe do të përfshijë rreth 150 studentë dhe 10 mjekë. Kjo fushatë ndërgjegjësuese do të shtrihet në rreth 20 qytete të Shqipërisë, ku do të realizohen vizita falas, konsulta, anketime dhe shpërndarje informacionesh mbi sëmundshmërinë dhe kontrollimin e hipertensionit.

Ftohen të gjithë studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj nisme studentore, që të aplikojnë në link-un e mëposhtëm:
https://form.jotformeu.com/61274290967363.

Për informacione të mëtejshme mbi aktivitetin, studentët e interesuar mund të kontaktojnë Këshillin Studentor të Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (KSUMT).

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.05.2016

 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Takimin me titull: "Jo Kancer", që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky takim do të organizohet në Sallën Blu të Rektoratit, ditën e premten, më 20 Maj 2016, në orën 10:00.

Takimi zhvillohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Programi IADSA i Qeverisë Italiane, i cili synon konceptimin dhe zbatimin e një fushatë ndërgjegjësimi për parandalimin e Kancerit të Gjirit dhe Kancerit të qafës Mitrës.

Faza e parë e këtij projektit është realizuar në muajin Tetor, ku të ftuar kanë qënë relatorët nga Istituti Evropian i Onkologjisë (IEO), Ministri i Shëndetësisë, UNFPA si edhe ISHP.

Në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë SHTZ. Ilir Beqaj, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, si dhe relatorët italianë Dr. Maria Giovanna Gatti nga Istituti Evropian i Onkologjisë në Milano, dhe Dr. Roberto Capone, Administrator kryesor i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Bujqësore Mesdhetare në Bari.

Ftohen të gjithë studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij takimi informues.

Për informacione të mëtejshme mbi aktivitetin, studentët e interesuar mund të konsultojnë websitin e Projektit: http://jokancer.al/faqe/projekti

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.05.2016


Në zbatim të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", miratuar në datën 17.12.2015 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, botuar në Fletorën Zyrtare Nr. 220 më 22 dhjetor 2015 dhe të Vendimit Nr. 17/2016 "Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", miratuar në datën 04.03.2016 nga Kuvendi i Republikës së ShqipërisëUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë publikon Formularin e vetëdeklarimit që duhet të plotësohet nga punonjësit që kanë funksione drejtuese, si më poshtë: Rektor, Zëvendësrektor, Drejtor Drejtorie në Rektorat, Kancelar, Dekan, Zëvendësdekan, Përgjegjës Departamenti, Shef Shërbimi. Formulari i vetëdeklarimit duhet të dorëzohet brenda datës 05.05.2016 pranë zyrave të Departamentit të Administrates Publike (DAP)

                                  

                          REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.04.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×