
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Në vijim të procedurave, njoftohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (viti i II e lart) se janë të hapura aplikimet për bursë për vitin akademik 2013-2014. Për të mundësuar vazhdueshmërinë e mëtejshme të kësaj procedure, ju njoftojmë se Rektorati vë në dispozicion burimet e tij administrative dhe aplikimet do të kryhen pranë Rektoratit të UMT-së (Rruga Kongresi i Manastirit, Nr. 133, Tiranë; Pranë Pediatrikut).
Afati Përfundimtar i dorëzimit të dokumentave është data 15-11-2013.
Lexo me shume: LAJMËRIM PËR BURSAT E VITIT AKADEMIK 2013-2014

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, përmes kësaj deklarate për shtyp, i drejtohet opinionit të gjerë publik dhe në veçanti studentëve dhe pedagogëve të këtij Universiteti, që me entuziazmin e tyre po bëjnë përpjekjet maksimale në mbështetje të kesaj iniciative të re për të konsoliduar një strukturë të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe sfidave të së ardhmes.
Lexo me shume: DEKLARATË PËR SHTYP

Takimi i Parë i Rektores Prof. Dr. Jera Kruja dhe Zv. Rektorëve, Prof. Dr. Polikron Pulluqi, Prof. As. Arben Beqiri, Prof. As. Suela Këlliçi me Kryetarin e Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Z. Gentjan Asllanaj, anëtarët e Këshillit Studentor dhe studentet e pranishëm në këtë takim, më datë 26-03-2013.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Universiteti i Kamerinosë (Itali) nënshkruan ditën e shtunë, 26.10.2013, një marrëveshje bashkëpunimi që synon thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që Rektori i Universitetit të Kamerinos, Prof. Dr. Flavio Corradini dhe drejtues të tjerë të këtij Universiteti zhvilluan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Gjatë vizitës së palës italiane, ata u pritën nga Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Jera Kruja, Zv. Rektore, Prof. Asc. Suela Këlliçi, Dekani i Fakultetit të Farmacisë, Prof. Dr. Besnik Jucja dhe drejtues të tjerë të Universitetit.
Lexo me shume: MARRËVESHJA MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT TË KAMERINOS
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×