
Në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", Rregullores së Zgjedhjeve të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Nr. 2459/1 Prot., datë 15.03.2015 "Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë publikon Tabelën përmbledhëse të rezultateve të Komisionit Institucional Zgjedhor: Kategoria Rektor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, datë 23.04.2016.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 23.04.2016

Në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë" dhe Rregullores së Zgjedhjeve të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Nr. 2459/1 Prot., datë 15.03.2015 "Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë publikon Vendimin Nr. 8, datë 19.04.2016, të Komisionit të Apelimit Nr. 22 Prot., datë 19.04.2016 "Për një ndryshim në Vendimin Nr. 1, datë 04.04.2016 "Për konstituimin e Komisionit të Apelimit (KA) në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë".
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 19.04.2016

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ka nderin të njoftojë pedagogët, kërkuesit shkencorë dhe hulumtuesit klinikë për regjistrimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në databazën ndërkombëtare të regjistrimit të të dhënave klinike "ClinicalTrials.gov", e cila mund të konsultohet në listën e mëposhtme të Institucioneve Mjekësore dhe Shkencore të regjistruara:
https://clinicaltrials.gov/ct2/prs-orgs
ClinicalTrials.gov është një databazë online që u ofron profesionistëve të kujdesit shëndetësor, studiuesve dhe publikut të gjërë një qasje më të lehtë në informacionet klinike mbi sëmundjet dhe rastet e ndryshme. Kjo bazë të dhënash është e rëndësishme për informimin e saktë të personelit shëndetësor mbi qasjet, protokollet e përdorura dhe veçoritë e studimeve klinike. ClinicalTrials.gov mundësohet dhe mirëmbahet nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë (National Library of Medicine (NLM)) e Instituteve Kombëtare të Shëndetit (National Institutes of Health (NIH)) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, ClinicalTrials.gov përmban mbi 213,000 studime dhe raste klinike me vendndodhje në 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në 193 vende të botës.
Për të patur mundësinë e regjistrimit të studimeve tuaja klinike në databazën ClinicalTrials.gov, Ju lutemi të kontaktoni me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Çfarë informacioni mund të gjeni dhe të vendosni në ClinicalTrials.gov?
ClinicalTrials.gov organizohet në rekorde dhe paraqet një informacion përmbledhës mbi protokollet e studimeve, si më poshtë:
-
-
- Sëmundjen ose gjendjen e pacientit.
- Ndërhyrjen e kryer, sjelljen ose procedurën e studiuar.
- Titullin, përshkrimin, dhe dizajnin e studimit.
- Kriteret e përshtatshmërisë të pacientit.
- Vendet ku është kryer studimi.
-
Informacionet përkatëse mund të publikohen në studime dhe të citohen në artikujt shkencorë në fushën e mjekësisë në Revistat shkencore si MedlinePlus® dhe PubMed®, etj.
Çdo studiues që zbaton standardet e Komitetit Ndërkombëtar të Botuesve të Revistave Shkencore Mjekësore (International Committee of Medical Journal Editors (ICMJE)) ka detyrim që të regjistrojë studimet klinike në ClinicalTrials.gov.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 18.04.2016

Në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë informohen pedagogët dhe studentët mbi fletët e votimit, të cilat do të përdoren për zgjedhjet e posteve drejtuese në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Për të konsultuar fletët e votimit, Ju lutemi të klikoni në linket përkatëse:
- Fletë votimi për Pedagogët:
FAKULTETI I MJEKËSISË
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Morfologjisë
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Laboratorëve
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Semiologjisë Imazherike dhe Klinike
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Sëmundjeve Inferktive, Sëmundjeve të Lëkurës
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Kirurgjisë
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e ORL-Okulistikës
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Pediatrisë
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Neuroshkencës
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Obstetrikë Gjinekologjisë
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Anatomisë Patalogjike, Mjekësisë Ligjore
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Mjekut të Familjes dhe i Sëmundjeve Profesionale
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Farmacisë
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Shëndetit Publik
FAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri
- Fletë votimi për Përgjegjës në Departamentin e Lëndëve Para Klinike
- Fletë votimi për Studentët:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 18.04.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kërkuesit shkencor të interesuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Forumin e 4-rt Ndërdisiplinor të Mesdheut për Shkencat Sociale dhe Humane (4th Mediterranean Interdisciplinary Forum on Social Sciences and Humanities (MIFS 2016)), që organizohet nga Instituti Shkencor Europian (European Scientific Institute (ESI)), në datat 16-18 maj 2016, në Barcelonë, Spanjë. Në këtë event do të mblidhen studiues nga e gjithë bota. Forumi është një platformë ndërdisiplinore dhe i drejtohet kërkuesve shkencorë të fushave të ndryshme shkencore për të marrë pjesë me hulumtimet e tyre kërkimore.
Instituti Shkencor Europian (ESI) është një platformë globale akademike që bashkëpunon me Universitetet dhe Qendrat Akademike në 5 kontinente, duke organizuar konferenca shkencore, forume, seminare dhe projekte të përbashkëta. ESI paraqet një urë lidhëse për kërkimin shkencor dhe kontribon kështu në promovimin e arritjeve bashkëkohore shkencore. Motoja e këtij Instituti është "Shkenca nuk njeh kufinjë". ESI ofron një shkëmbim të madh të njohurive dhe praktikave më të mira. ESI publikon Revistën Shkencore Evropiane (ESJ). ESJ është një nga revistat më të mëdha ndërdisiplinore në Evropë, e cila promovon kërkim të hapur shkencor.
FUSHAT NDËRDISIPLINORE JANË:
Menaxhim, Ekonomi, Biznes, Marketing, Shkenca të Shëndetit, Ndryshimet e Klimës, Studime të Paqes, Mjedis, Ligj, Punë Sociale, Sociologji, Psikologji, Histori, Gjeografi, Gjeologji, Arsim, Politikë, Inxhenieri, Gjuhësi, Fe, Histori dhe Studime Gjinore.
DATAT E RËNDËSISHME:
Regjistrim dhe Full paper submission: 1 Maj 2016
Data e Konferencës: 17, 18 dhe 19 Maj 2016
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni websitin zyrtar të Forumit në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 13.04.2016
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×