Please select your page

NJOFTIM MBI REGJISTRIMIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË DATABAZËN E STUDIMEVE KLINIKE “CLINICALTRIALS.GOV”

 

 

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ka nderin të njoftojë pedagogët, kërkuesit shkencorë dhe hulumtuesit klinikë për regjistrimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në databazën ndërkombëtare të regjistrimit të të dhënave klinike "ClinicalTrials.gov", e cila mund të konsultohet në listën e mëposhtme të Institucioneve Mjekësore dhe Shkencore të regjistruara:

https://clinicaltrials.gov/ct2/prs-orgs

ClinicalTrials.gov është një databazë online që u ofron profesionistëve të kujdesit shëndetësor, studiuesve dhe publikut të gjërë një qasje më të lehtë në informacionet klinike mbi sëmundjet dhe rastet e ndryshme. Kjo bazë të dhënash është e rëndësishme për informimin e saktë të personelit shëndetësor mbi qasjet, protokollet e përdorura dhe veçoritë e studimeve klinike. ClinicalTrials.gov mundësohet dhe mirëmbahet nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë (National Library of Medicine (NLM)) e Instituteve Kombëtare të Shëndetit (National Institutes of Health (NIH)) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, ClinicalTrials.gov përmban mbi 213,000 studime dhe raste klinike me vendndodhje në 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në 193 vende të botës.

Për të patur mundësinë e regjistrimit të studimeve tuaja klinike në databazën ClinicalTrials.gov, Ju lutemi të kontaktoni me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Çfarë informacioni mund të gjeni dhe të vendosni në ClinicalTrials.gov?

ClinicalTrials.gov organizohet në rekorde dhe paraqet një informacion përmbledhës mbi protokollet e studimeve, si më poshtë:

      • Sëmundjen ose gjendjen e pacientit.
      • Ndërhyrjen e kryer, sjelljen ose procedurën e studiuar.
      • Titullin, përshkrimin, dhe dizajnin e studimit.
      • Kriteret e përshtatshmërisë të pacientit.
      • Vendet ku është kryer studimi.

Informacionet përkatëse mund të publikohen në studime dhe të citohen në artikujt shkencorë në fushën e mjekësisë në Revistat shkencore si MedlinePlus® dhe PubMed®, etj.

Çdo studiues që zbaton standardet e Komitetit Ndërkombëtar të Botuesve të Revistave Shkencore Mjekësore (International Committee of Medical Journal Editors (ICMJE)) ka detyrim që të regjistrojë studimet klinike në ClinicalTrials.gov.

                             

                                  REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.04.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×