1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 05.01.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PUNONJËS MËSIMOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” ( 1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Specialiteti Ortodonci” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën e Stomatologjisë (studime universitare brenda ose jashtë vendit)
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Specialiteti Ortodonci”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë note mesatare të studimeve universitare mbi 9
- Të ketë mbrojtur gradën shkencore “Doktor”
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vite në fushën përkatëse
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja europiane të mbrojtura me dëshmi
- Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Specialiteti Ortodonci” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentet pranohen nga data 05.01.2016 -19.01.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 05.01.2016