Bursat

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT), ofron një sërë bursash për studentët e tij, me qëllim mbështetjen e ekselencës akademike dhe ndihmën për ata që kanë nevojë ekonomike. Këto bursa janë një mundësi e rëndësishme për të lehtësuar shpenzimet e studimeve dhe për të inkurajuar studentët të arrijnë rezultate të larta akademike.

Llojet e bursave të ofruara nga UMT

Bursa për Ekselencë

Kjo bursë u jepet studentëve me notë mesatare vjetore 9-10

VKM – 903 e përditësuar

Bursa PË STUDENTËT E SHKËLQYER

Studentët e shkëlqyer financohen nëmasën e pagesës minimale në shkallë vendi për çdo muaj të vitit akademik.

VKM – 386 e ndryshuar

Bursa për Kategoritë NË NEVOJË

Bursa për studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë 

VKM – 903 datë 21.12.2016

Bursa për Studentët e Angazhuar në Kërkime dhe Projekte Shkencore

Studentët që marrin pjesë në projekte kërkimore, konferenca shkencore dhe aktivitete akademike të nivelit të lartë mund të përfitojnë mbështetje financiare për të zhvilluar punën e tyre shkencore.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj