Procedura e konfirmimeve

Procedura e verifikimit dhe konfirmimit të dokumenteve te lëshuara na Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Depozitimi i kërkesës/aplikimit

1.Aplikanti paraqet kërkesën për konfirmim pranë njësisë kryesore përkatëse ku ka kryer studimet, së bashku me mandat arkëtimin që ka kryer në bankë (Shkarko faturën.).

2.Dokumentacioni që pranohet për aplikim përfshin:

  • dokumente shkollore të lëshuara nga njësia kryesore;
  • formularin përkatës (nëse aplikohet);
  • dokumentacion shtesë sipas rastit.

Verifikimi nga njësia kryesore dhe përcjellja në Rektoratin e UMT-së

1.Njësia kryesore brenda 5 (pesë) ditëve punekryen:

  • verifikimin e dokumentacionit;
  • kontrollin e autenticitetit;
  • plotësimin e formularëve përkatës (nëse kërkohen).

2.Pas konfirmimit përkatës, njësia kryesore përgatit shkresën zyrtare shoqëruese për dokumentet e konfirmuara prej tyre, si dhe përcjell bashkëlidhur edhe kopjet, në të cilat vendoset vula e konfirmimit të Rektoratit së bashku me mandatin e arkëtimit të paguar nga aplikantit.

Procedura në Rektorat

Pas përcjelljes së dokumentacionit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vijimin e procedurave administrative, dokumentacioni merret në administrim nga Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit.

Struktura përkatëse kryen verifikimin administrativ të dokumentacionit, për të garantuar rregullsinë dhe përputhshmërinë e tij me procedurat institucionale, duke konfirmuar që çdo dokument është i pajisur me firmat, vulat dhe konfirmimin përkatës të njësisë kryesore.

Pas përfundimit të verifikimit administrativ, i cili zgjat jo më shumë se 3 (tre) ditë pune, dokumentacioni pajiset me vulën përkatëse dhe firmoset nga Rektori ose Zv/Rektori i autorizuar.

Aplikanti mund të zgjedhë:

  1. tërheqjen fizike të dokumenteve (pranë Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e UMT-së);
  2. dërgimin me postë në institucionin përkatës (në varësi të kërkesës).

Tërheqja e dokumentacionit

Tërheqja e dokumentacionit të konfirmuar, bëhet nga aplikanti pranë Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e UMT-së.

Në rastet kur dokumentacioni duhet të dërgohet në rrugë postare nga UMT-ja drejt një institucioni tjetër, aplikanti tërheq dokumentet pranë Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e UMT-së për t’i pajisur ato me vulën Apostile dhe me përkthimin zyrtar (nëse kërkohen). Më pas, aplikanti i dorëzon sërish dokumentet pranë Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, së bashku me të dhënat e institucionit pritës, si: adresa, numri i telefonit të institucionit dhe numri i referencës (nëse disponohet).

Në rast dërgimi në rrugë postare, pagesa kryhet sipas tarifave të zonave postare të miratuara (mund të shkarkohen mandatet e pagesave në web-in e UMT, sipas zonave përkatëse).

Procedura për përgatitjen e dokumentacionit bëhet nga Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, ndërsa dërgimi në rrugë postare bëhet nga zyra e Protokoll Arkivës në Rektoratin e UMT-së.

Procedura me email

Për procedurën e konfirmimit të dokumentacionit, të cilat vijnë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet email-it, procedura do të jetë:

  • Institucioni dërgon email-in me dokumentacionin e kandidatit në adresën zyrtare info@umed.edu.al për konfirmim.
  • Kërkesa i përcillet Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit për ndjekjen e procedurës së mëtejshme.
  • Drejtoria përkatëse e përcjell me e mail për trajtim nga njësia kryesore përkatëse.
  • Njësia kryesore kthen përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve pune.
  • Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, brenda 3 (tre) ditëve pune e finalizon dhe e dërgon përgjigjen në info@umed.edu.al, nga ku i komunikohet institucionit dërgues.
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj