1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.11.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë vijon:
Pozicioni i punës: Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Mjek Fizioterapist” (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Mjek Fizioterapist” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
- Të zotërojë diplomë të integruar në Mjekësi të Përgjithshme
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8
- Të ketë kryer specializimin pasuniversitar në fushën e Fizioterapisë
- Të ketë përvojë klinike mbi 5 (pesë) vjet në fushën e Fizioterapisë
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Mjek Fizioterapist” preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jashtë vendit
- Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e mjekësisë
- Të ketë gradë apo titull shkencor të fituar në universitete të njohura jashtë vendit
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse
- Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse
Kandidatët për vendin “Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Mjek Fizioterapist” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria
- Dëshmi e penalitetit
Dokumentat pranohen nga data 14.11.2016 -25.11.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën burimet.njerezore@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 14.11.2016