1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 16.03.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 16.03.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PUNONJËS MËSIMOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DHE NË FAKULTETIN E FARMACISË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë dhe 1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Farmacisë, si më poshtë:

Pozicionet e punës:

  1. Punonjës mësimor në Profilin e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë (2 vende pune)
  2. Punonjës mësimor në Departamentin e Shkencave Formuese në Fakultetin e Farmacisë (1 vend pune)

 

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Anatomisë  në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të zotërojë diplomën e mjekut
  2. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zotërojë diplomën në fushën përkatëse
  3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk merret parasysh
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Anatomisë  në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë gradën “Doktor i Shkencave” në Mjekësi
  2. Të jenë mjekë të cilët punojnë në Shërbimet e Kirurgjive dhe Imazherisë
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën përkatëse
  4. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse
  5. Të ketë kualifikime apo specializime në fushën përkatëse
  6. Të ketë botime shkencore në revista brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Anatomisë  në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, orkshop. etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë

 

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Shkencave Formuese në Fakultetin e Farmacisëduhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Farmaci
  2. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk merret parasysh
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  5. Të ketë gradën “Doktor i Shkencave” në Farmaci
  6. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie jo më pak se 5 vite
  7. Të ketë botime shkencore në revista brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Shkencave Formuese në Fakultetin e Farmacisë” duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektorat të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop, etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore, etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  11. Dëshmi penaliteti.

 

Dokumentat pranohen nga data ­ 16.03.2015 – 27.03.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 16.03.2015

 REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *