Universiteti i Mjekësisë, Tiranë bazuar në strategjinë e zhvillimit institucional, objektivit për ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, është fokusuar në krijimin e marrëdhënieve dypalëshe me institucione të tjera të arsimit të lartë jashtë vendit.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit është të krijojë mundësi të reja për studentët e UMT-së, të cilët duan të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në profesionale duke qenë në kontakt të drejtpërdertë me metodat më të mira praktike dhe ato të kërkimit shkencor.
Në këtë kuadër Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në vijim të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitetin e Bolonjës, Itali dhe Universitetin “Gabriele d’Annunzio”, Chieti-Pescara, Itali ka hapur programet si më poshtë vijon:
- Universiteti i Bolonjës
- Program i ciklit të tretë “doktoratë” në “Mjekësi Interne”
- Program i ciklit të tretë “Doktoratë” në “Kirurgji e përgjithshme dhe nënspecialitete”
- Program i ciklit të tretë “doktoratë” në “Obstetrikë -Gjinekologji”
- Universiteti “Gabriele d’Annunzio” Chieti-Pescara:
- “Master Profesional/Master ndërkombëtar i nivelit të parë në “Higjienë Dentare dhe Terapi Paradontale jo Kirurgjikale”.
- Master Ekzekutiv/Master ndërkombëtar i nivelit të dytë në “Implanto Protetikë”.