AKTIVITETI “HIPERTENSIONI, VRASËSI I HESHTUR!”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë prezanton aktivitetin studentor të radhës, “HIPERTENSIONI, Vrasësi i Heshtur!”, që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT) dhe Organizatën Brainstorm.
Ky aktivitet është një nismë vullnetare që studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndërmarrin për të informuar popullsinë mbi kontrollin dhe trajtimin e sëmundjes së Hipertensionit. Aktiviteti fillon ditën e premte, më datë 13 maj 2016, dhe do të përfshijë rreth 150 studentë dhe 10 mjekë. Kjo fushatë ndërgjegjësuese do të shtrihet në rreth 20 qytete të Shqipërisë, ku do të realizohen vizita falas, konsulta, anketime dhe shpërndarje informacionesh mbi sëmundshmërinë dhe kontrollimin e hipertensionit.
Ftohen të gjithë studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj nisme studentore, që të aplikojnë në link-un e mëposhtëm:
https://form.jotformeu.com/61274290967363.
Për informacione të mëtejshme mbi aktivitetin, studentët e interesuar mund të kontaktojnë Këshillin Studentor të Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (KSUMT).
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 09.05.2016