Anëtarësimi i Universitetit të Mjekësisë në Agjencinë Universitare të Frankofonisë
Agjencia Universitare e Frankofonisë ( AUF) , e krijuar 50 vite më parë bashkon mbi 800 Universitete në më shumë se 100 vende të botës, rrjete universitare, qendra kërkimore shkencore dhe përfaqëson një nga Agjencitë më të mëdha të institucioneve të Arsimit të Lartë në botë.
Agjencia Universitare e Frankofonisë ka rreth 60 agjenci lokale në 40 vende të botës dhe dy Seli Qëndrore në Kanada dhe në Francë.
Më 18.05.2018, Këshilli Adminstrativ i Agjencisë Universitare të Frankofonisë, miratoi kërkesën e anëtarësimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Në cilësinë e Anëtarit Vëzhgues në këtë Agjenci, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të jetë pjesë e rrjetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vende të ndryshme të botës, i cili përbëhet nga 845 anëtarë në 111 vende , në rrjetin e akademikëve dhe studiuesve francezë dhe do të marrë pjesë në hartimin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Ky anëtarësim e indentifikon Universitetin e Mjekësisë, në një kontekst global.